TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2024, 09:24

Sulmet në Liban, Izraeli: Nuk kërkojmë luftë me Hezbollahun, por situata duhet të stabilizohet

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Liban, Izraeli: Nuk kërkojmë luftë me Hezbollahun,

Përfaqësuesi i Izraelit në OKB, Danny Danon tha se Izraeli nuk ka ndërmend të hyjë në një luftë me Libanin dhe Hezbollahun. Ai shton se situata aktuale nuk mund të vazhdojë.

“Ne nuk duam të shohim përshkallëzim në rajon. Nuk kemi ndërmend të hyjmë në një luftë me Hezbollahun dhe Libanin, por nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha ai.

“Nëse nuk arrihet stabilizimi i situatës përmes diplomacisë, Izraeli nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të përdorë të gjitha mjetet për mbrojtjen e qytetarëve të tij në kufirin me Libanin”, shtoi Danon.

Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse Izraeli qëndron pas shpërthimit masiv të pajisjeve komunikuese në Liban.

Lini një Përgjigje