
Kjo është java më e keqe në historinë e Hezbollah, e cila u kap në befasi nga inteligjenca izraelite, ngriti dhe kamufloi 3 shoqëri fantazmë për të prodhuar biperat dhe radiot komunikuese me të cilat u furnizua së fundmi ushtria e Hezbollah.
Hezbollahu ka konfirmuar se një komandant i lartë Ibrahim Aqil u vra ditën e djeshme nga Izraeli.
Aqil mbeti i vrarë pas një sulmi ajror në periferi të Bejrutit. Komandanti i lartë u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, Radwan, teksa ata po mbanin një takim.
Ministria e shëndetësisë e Libanit njoftoi se të paktën 14 persona humbën jetën dhe 66 të tjerë mbetën te plagosur gjatë sulmit të djeshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar kreun e Hezollah për përfshirje në sulmin e ambasadës në vitin 1983, i cili la pas 63 viktima, si dhe bombardimin e Hezbollahut në kazermat e Marinës në Bejrut, ku mbetën të vrarë 241 persona.
Shërbimit sekret dhe ushtarak izraelit iu deshën plotë 41 vite për ta gjetur dhe eliminuar fizikisht. Katër dekada kërkime për komandantin e lartë të Hezbollah, për të cilin SHBA kishte ofruar shifrën marramendëse prej 7 mln dollarësh si shpërblim.
Ibrahim Aqil akuzohej si organizatori i masakrës së marinsave amerikanë, por edhe si ‘truri’ i sulmeve të 7 Tetorit të kaluar në Izrael, ku u vranë dhjetëra persona dhe u morën peng qindra qytetarë vendas dhe të huaj nga Hamasi.
Dy valët e sulmeve duke përdorur ngarkesa mikroeksplozive të fshehura në pager dhe telekomandë të blerë nga grupi libanez Hezbollah më 17 dhe 18 Shtator, që lanë pas mbi 3- viktima, mbi 4 mijë të plagosur dhe të paktën 500 të verbuar, mendohej të ishin faza e hapjes së Izraelit të një konflikti të gjithanshëm në Liban. Prej ditësh Izreli ka zhvendosur ushtrinë nga Gaza Jugore për në atë Veriore.
Hezbollahu është ende në një moment pasigurie dhe çorientimi të plotë ndërsa Izraeli po përdor mundësinë për të nisur sulme të mëtejshme dhe për të ndaluar hakmarrjen e milicëve në gjurmët e tij.
Një nga komandantët më të rëndësishëm Ibrahim Aqil, u plagos nga një pager shpërthyes dhe shkoi në spital për mjekim. Nga spitali, komandanti u zhvendos në bodrumin e një ndërtese apartamentesh në zemër të Dahieh, lagje rezidenciale në Bejrutin Jugor, e cila është gjithashtu qendra e aktiviteteve të Hezbollahut, për një takim strategjik, por ndërtesa u godit nga një bombë e hedhur nga një Avion izraelit.
Duket sikur ditët e fundit Hezbollahu, i cili zakonisht vepronte në fshehtësi të plotë, “doli në skenë” dhe u bë transparent për inteligjencën izraelite.
Aqil ishte një veteran me dyzet vite përvojë që kishte zëvendësuar Fuad Shukr - komandantin ushtarak të vrarë në Bejrut, nga një dron izraelit më 30 korrik - në krye të këshillit të luftës që vendos të gjitha operacionet e Hezbollahut, dhe gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bashkuara.
Pjesëmarrësit e tjerë në takimin me Akilin ishin komandantët e njësisë Radwan, një formacion shumë i përzgjedhur dhe i stërvitur i luftëtarëve të Hezbollahut, i përdorur për detyra të veçanta. Sulmi ajror vrau Aqil dhe 13 persona të tjerë, përfshirë oficerë Radwan, disa civilë dhe fëmijë.
Pesë orë më vonë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, tha se Aqil dhe komandantët e forcave Radwan po planifikonin një inkursion në Izraelin verior. Sipas planit, luftëtarët e Hezbollahut supozohej të kalonin kufirin, të arrinin në komunitetet izraelite në rajon dhe të vrisnin dhe rrëmbenin civilë, siç bëri Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.
Izraeli duket se dinte çdo lëvizje të Aqil pasi e lokalizoi dhe u plagos. Kjo është java më e keqe në historinë e Hezbollah, e cila u kap në befasi nga inteligjenca izraelite, ngriti dhe kamufloi 3 shoqëri fantazmë për të prodhuar biperat dhe radiot komunikuese me të cilat u furnizua së fundmi ushtria e Hezbollah. Dhe me një komandë hodhi në erë mijëra anëtarë të organizatës.
Hezbollah duket se ka ulur vigjilencën dhe tashmë është e çorientuar, teksa kreu i saj Hassan Nasrallah premton hakmarrje, së bashku me Iranin.
Që nga fundi i korrikut, nga vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Irani ka premtuar hakmarrje kundër Izraelit.
Një operacion i parë i madh hakmarrjeje i tentuar nga Irani në prill, larje hesapesh për vrasjen e një gjenerali të Pasdaranit, ishte një dështim pasi raketat dhe dronët iranianë u kapën dhe u shkatërruan përpara se të arrinin objektivat e tyre në territorin Izraelit./ Përshtati "Pamfleti", nga “La Repubblica”.
Lini një Përgjigje