
Rusia vijon të fusë hundët në çështjet e Ballkanit, teksa po ashttu mbështet synimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç për rikthimin e forcave serbe në Kosovë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, e justifikon qëndrimin me rezolutën 1244, ndërsa kërkesën e Vuçiç e argumenton me sulm për forcat e NATOS në Kosovë.
“Personeli i NATO-s ka treguar joprofesionalizëm sepse në situatë krize nuk kanë ofruar dhe nuk kanë dashur të mbrojnë dhe sigurojnë barazinë e qytetarëve”.-tha Zakharova.
Ajo po ashtu kërkon edhe tërheqjen e atyre që I cilëson vendime të paligjshme e njëanshme të qeverisë së Albin Kurtit për Veriun e Kosovës!
Propozimi përfshin mbylljen e institucioneve paralele serbe, bankave dhe postës serbe dhe në anën tjetër formimin e asociacionit
“Çelësi i normalizimit të marrëdhënieve është që të ashtuquajturat autoritete të Kosovës të përmbushin detyrimet për të cilat janë pajtuar në marrëveshje të ndryshme, veçanërisht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të kishte mundësi të gjera dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”.
Zyrtarja ruse akuzoi Perëndimin se përgjatë 25 viteve kanë sponsorizuar të ashtuquajturin “projekt kosovar”, siç e quan, për të legalizuar shkëputjen e tokës nga territori serb.
“Shqiptarizimi po bëhet me një shpejtësi alarmante. Ata po i dëbojnë serbët nga toka e tyre dhe po përpiqen të fshijnë çdo gjurmë të trashëgimisë së tyre historike në ato zona”, u shpreh zëri i diplomacisë ruse.
Në këto kushte sipas saj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Reagimi i Rusisë vjen vetëm pak ditë pasi presidenti serb prezantoi një plan me 7 pika dhe lajmëroi një fushatë diplomatike globale për situatën në veri të Kosovës!
“Personeli i NATO-s ka treguar joprofesionalizëm sepse në situatë krize nuk kanë ofruar dhe nuk kanë dashur të mbrojnë dhe sigurojnë barazinë e qytetarëve. Çelësi i normalizimit të marrëdhënieve është që të ashtuquajturat autoritete të Kosovës të përmbushin detyrimet për të cilat janë pajtuar në marrëveshje të ndryshme, veçanërisht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të kishte mundësi të gjera dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë.
Shqiptarizimi po bëhet me një shpejtësi alarmante. Ata po i dëbojnë serbët nga toka e tyre dhe po përpiqen të fshijnë çdo gjurmë të trashëgimisë së tyre historike në ato zona.”- tha Zakharova.
Lini një Përgjigje