TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2023, 13:20

Si do justifikohet Vuçiç para Putinit?

Shkruar nga Pamfleti

Si do justifikohet Vuçiç para Putinit?

"Cili është shpjegimi që do japë Vuçiç para eprorit të tij Putin?", është pyetja që lind pas publikimit të dokumentit sekret të Pentagonit, ku thuhet se Serbia ka rënë dakord të furnizojë Kievin me armë.

Serbia, i vetmi vend evropian që refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, ka rënë dakord të furnizojë Kievin me armë ose tashmë ka dërguar armë, sipas një dokumenti sekret të Pentagonit, shkruan Reuters.

Reuters nuk verifikoi në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit, por kjo është arsyeja pse Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç i mohoi menjëherë akuzat e agjencisë.

Këtë temë e kanë trajtuar edhe mediat rajonale. ‘Indeksi Hrvatski’ ka reaguar pas lajmit të Reuters.

“Thuhet se Serbia ka vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për të furnizuar Ukrainën me armë në të ardhmen”, raporton ndër të tjera Index.

"Çlirimi i Sarajevës” pyet se si Vuçiç do t'i shpjegojë Putinit informacionin e fundit se Serbia po i dorëzon apo i ka dorëzuar tashmë armët Ukrainës.

“Dokumenti është shënuar me ‘sekret’ dhe ‘noforn’, i cili ndalon shpërndarjen e tij tek shërbimet e huaja të inteligjencës dhe ushtria. Ai mban datën 2 mars dhe vuloset me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët”, thekson ndër të tjera Oslobođenje.

Portali Klix.ba shkruan se “dokumentet sekrete amerikane zbulojnë se Serbia ka pranuar të armatosë Ukrainën”. Ata shtojnë se Serbia dërgoi raketa në Ukrainë.

“Qeveria e Vuçiçit shprehu neutralitet në luftën në Ukrainë, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të vendit me Rusinë”, shkruan Klix.ba.

Slobodna Bosna shkruan se “Vuçiç është në telashe të mëdha” për shkak të dokumenteve sekrete të Pentagonit.

“Edhe pse dokumenti nuk është verifikuar, nuk ka dyshim se Moska zyrtare do të reagojë ndaj akuzave të tilla”, thotë Slobodna Bosna.

Podgorica Vijesti shkruan se ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç i tha agjencisë Tanjug se "Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t'i shesë armë palës ukrainase apo ruse dhe as vendeve që e rrethojnë atë konflikt".

Lidhur me këtë ka reaguar Beogradi zyrtar. Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç e mohon diçka të tillë dhe thotë së kjo është një gënjeshtër.

“Është publikuar një gënjeshtër se Serbia po i shet armë Ukrainës. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta fusë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë,” u shpreh Vuçeviç për agjencine e lajmeve, Reuters.

 

putin vucic

Lini një Përgjigje