TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2025, 08:53

Shtyrja e armëpushimit, ushtria izraelite vijon bombardimet në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Shtyrja e armëpushimit, ushtria izraelite vijon bombardimet në Gaza

Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur mbi Gazën veriore, duke kofirmuar se Izraeli vijon sulmet, ndonëse duhej të kishte nisur armëpushimi.

Ushtria izraelite tha më herët se ata kishin goditur "objektivat terroriste" në veri dhe qendror të Gazës dhe se po "vazhdonin të operonin" në rajon.

Sirenat kanë rënë gjithashtu në komunitetet pranë Rripit të Gazës, tha ushtria izraelite.

Pas 470 ditësh luftë, armëpushimi që ishte vendosur të vinte në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm është vonuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi nuk do të fillojë derisa Hamasi të sigurojë një listë të pengjeve që do të liroheshin gjatë ditës.

Hamasi tha se vonesa ishte për arsye "teknike".

 

Lini një Përgjigje