TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2025, 07:18

“TikTok” ndalon aksesin në SHBA, mesazhi për qytetarët: Jemi me fat që po rikthehet Trump!

Shkruar nga Pamfleti

“TikTok” ndalon aksesin në SHBA, mesazhi për

Ndalimi i TikTok vjen një ditë para se të bëhet inaugurimi i Trump.

TikTok ka ndaluar aksesin ndaj përdoruesve të tij në Shtetet e Bashkuara. Masa erdhi pak përpara hyrjes në fuqi të një vendimi gjyqësor për ndlaimine këtij aplikacioni.

"Një ligj që ndalon TikTok është miratuar në Shtetet e Bashkuara", lexohet në një mesazh që u shfaqet përdoruesve që u përpoqën të përdornin rrjetin social. "Për fat të keq, kjo do të thotë se ju nuk mund të përdorni TikTok tani për tani. Jemi me fat që Presidenti Trump është shprehur se do të punojë me ne për të gjetur një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën. Qëndro në linjë!". Ndalimi vjen një ditë para se të bëhet inaugurimi i Trump.

Në fakt, Trump synon ta mbajë TikTok aktiv në Shtetet e Bashkuara duke zgjatur aksesin të paktën edhe 90 ditë, të parashikuar nga ligji i Kongresit, (vlefshmëria e të cilit sapo është konfirmuar nga një vendim i Gjykatës së Lartë) i cili e ndalon atë nëse prona mbetet në duart kineze.

Rasti, megjithatë, është larg zgjidhjes: tani për tani nuk ka asnjë bazë praktike për negociata, duke pasur parasysh ashpërsinë me të cilën kompania ka përsëritur jo-në e saj në shitjen e platformës.

Trump tha për NBC se "me shumë gjasa" do të përdorë klauzolën në ligj që i lejon atij të shtyjë kërkesën e saj për tre muaj, por ai po lëviz me kujdes: "Më duket e përshtatshme, por nuk kam vendosur ende. Më duhet të vlerësoj me kujdes: është një çështje shumë e madhe. Nëse vendos për zgjatjen, mund ta njoftoj të hënën pas betimit”.

Deri pak orë më parë, mbetej e paqartë se çfarë do ndodhte nga sot deri në urdhrin ekzekutiv të Trumpit. Duke pasur parasysh se Joe Biden e kishte bërë të qartë se Administrata e tij, nuk do të kryente asnjë akt që lidhet me këtë ligj, duke ia lënë kompetencën pasardhësit të tij.

Por ishte vetë TikTok që ngriti piketat në këtë pikë: së pari tha, në një shënim, se sigurimet e Shtëpisë së Bardhë nuk ishin të mjaftueshme dhe se pa një akt ligjërisht detyrues që bllokonte zbatimin e ligjit, rrjeti do të bllokonte vetë shërbimin. Ai gjithashtu tregoi se kompanitë amerikane që kanë TikTok (Apple dhe Google-Alphabet) dhe Oracle, që siguron serverat e saj, duhet të kishin bërë të njëjtën gjë: sipas rrjetit social, sipas rregullave të votuara në prill, të gjithë rrezikojnë gjoba shumë të larta (qindra miliona dollarë; për momentin këto kompani ende nuk kanë thënë se si do të sillen në orët e ardhshme).

Shtëpia e Bardhë e kishte hedhur poshtë ultimatumin e TikTok si një dredhi për të marrë njohjen ligjore

Rasti ka aspekte paradoksale: Trump, i cili në mandatin e tij të parë kishte vendosur të ndalonte TikTok, tani dëshiron ta shpëtojë atë. Nën presion nga miku i tij (dhe partneri në Truth Social) Jeff Yass, një miliarder që është aksioner i ByteDance (një kompani holding sipas ligjit kinez por 60% në pronësi të fondeve ndërkombëtare, veçanërisht SHBA, si BlackRock dhe General Atlantic), Donaldi u bë mbrojtësi i tij, ftoi përdoruesit të votonin për të dhe, pas zgjedhjeve, shprehu mirënjohjen: "Vota e të rinjve më riktheu".

Por edhe demokratët, të cilët votuan në mënyrë kompakte në prill, së bashku me republikanët, për ndalimin, tani po tërhiqen, të frikësuar nga zemërimi i shumë prej 170 milionë përdoruesve amerikanë të TikTok që nuk duan të humbasin shërbimin. /Pamfleti

Lini një Përgjigje