TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2023, 17:38

Shtyhet lirimi i pengjeve nga Hamasi, raportohet për shpërthime në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet lirimi i pengjeve nga Hamasi, raportohet për shpërthime

Edhe pse u arrit një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim të përkohshëm, sërish lufta mbizotëron në Tel Aviv.

Shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve ishte planifikuar për në orën 16:00 por pati një vonesë dhe u shty. Kështu pak pas orës 17:00, Times of Israel raportoi se procesi kishte filluar, megjithatë sërish u shty për shkak të "aktiviteteve të mbrojtjes ajrore dhe shpërthime mbi qytetin më jugor të Izraelit, Eilat".

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë dy raketa interceptuese që fluturojnë mbi zonë.

Hamasi thotë se ka vendosur të shtyjë fazën e dytë të lirimit të pengjeve derisa Izraeli të angazhohet për lejimin e kamionëve me ndihma në veri të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Reuters.

Pse u vonua lirimi i dytë i pengjeve me Hamasin

Hamasi pritet të lirojë sot 13 pengje izraelitë në këmbim të lirimit të 39 të burgosurve palestinezë, siç tha sot pasdite Olivier Rafowitz, zëdhënës i ushtrisë izraelite, duke folur për rrjetin televiziv francez BFMTV.

Më herët gjatë ditës së sotme, burime egjiptiane të sigurisë thanë se kishin marrë nga Hamasi një listë me emrat e pengjeve që do të lirojnë sot, në ditën e dytë të zbatimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze që përfshin një armëpushim në Rripin e Gazës.

Burime me njohuri për negociatat e cituara nga gazeta Haaretz thanë se pala izraelite bëri presion për lirimin e 14 pengjeve sot në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë. Megjithatë, negociatat dështuan dhe faza e dytë e marrëveshjes do të vazhdojë me lirimin e planifikuar të 13 pengjeve nga Rripi i Gazës.

Në fakt, procesi i lirimit të grupit të dytë të pengjeve izraelitë ishte planifikuar të fillonte në orën 16:00. Megjithatë, për shkak të një "çështjeje teknike" pati një vonesë dhe rrjeti izraelit i lajmeve Channel 12 raportoi se procedurat u zhvendosën një orë më vonë.

marrëveshja izrael hamas lirimi pengjeve

Lini një Përgjigje