
Shqiptarët sërish në shënjestër të mediave të huaja. Komisioneri i divizionit François Farcy, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Lièges theksoi se mafia shqiptare është në top 3, ajo është në pozita të barabarta me mafien Marokene.
Mafia shqiptare “është në pozitë të barabartë në Belgjikë” me mafian marokene”, tha Komisioneri i divizionit François Farcy, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Lièges
“Sot ajo (mafia shqiptare) është në top 3, me organizatat Belgo-Holandeze dhe Marokene. Klanet kriminale janë në një fushë loje të barabartë. Ata janë kudo në Belgjikë dhe në botë, dhe në veçanti në Bruksel dhe Ëallonia, shumë në Liège. Ka baronë të strehuar në Dubai ku ata tërheqin fijet”. pohon komisari i divizionit François Farcy,
Këto deklarata pasojnë fill pas çmontimit nga policia e Liezhit të një rrjeti të gjerë trafiku kokaine dhe kanabisi, të organizuar në një periudhë të paktën 4-vjeçare dhe ku përfshiheshin klane të mafias shqiptare. Në total u arrestuan 18 persona, 11 prej të cilëve u vunë në urdhër arresti për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Lini një Përgjigje