TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2024, 21:07

Shpërthimi me 9 viktima dhe mijëra të plagosur në Liban, reagon DASH: Nuk e dimë cilët janë përgjegjësit e sulmit!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me 9 viktima dhe mijëra të plagosur në Liban,

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të militantëve të Hezbollahut në Liban, ku u shënuan 9 viktima dhe mbi 2800 mbetën të plagosur.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po mbledhin informacion lidhur me ngjarjen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një konferencë se SHBA nuk është e përfshirë në incident dhe nuk ka dijeni se kush është përgjegjësi i sulmit.

Ai u shpreh gjithashtu se SHBA-të janë të shqetësuara për çdo incident që mund të përshkallëzojë tensionet në Lindjen e Mesme dhe theksoi se dëshiron një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Miller tha gjithashtu se është shumë herët për të gjykuar se si shpërthimet mund të ndikojnë në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit.

“Ne po mbledhim informacione për këtë incident”, përfundoi zyrtari i DASH.

 

Lini një Përgjigje