TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2025, 13:38

Shpërthim në Moskë në një dyqan fëmijësh, ka viktima dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim në Moskë në një dyqan fëmijësh, ka
Shpërthim në Moskë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në qendër të Moskës, pranë Sheshit Lubyanka, ku një bombol gazi e përdorur për të fryrë tullumbace shpërtheu brenda një dyqani për fëmijë.

Nga shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, sipas shërbimeve të emergjencës ruse.

“Një bombol tullumbacesh shpërtheu në katin e tretë”, tha një burim për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, duke shtuar se nuk ka pasur dëme strukturore në ndërtesë.

Ngjarja ndodhi në Dyqanin Qendror të Fëmijëve, një nga qendrat më të mëdha tregtare të dedikuara ekskluzivisht për fëmijët, i vendosur ngjitur me ndërtesën e famshme të Lubyankës – ish-selia e KGB-së dhe sot zyra kryesore e shërbimit sekret FSB.

Lini një Përgjigje