
Mijëra qytetarë në Serbi kanë mbushur sot rrugët e Beogradit dhe jo vetëm, duke protestuar për vrasjet masive që terrorizuan vendin.
“Danas” shkruan se protesta po zhvillohen në disa qytete, ndërsa në Beograd thuhet se kanë zbritur në shesh mbi 50 mijë qytetarë. Tubimi po mbahet para selisë së Parlamentit dhe para qeverisë.
Nën sloganin “Serbia kundër dhunës”, qytetarët kanë kërkuar që qeveria të mbajë përgjegjësi për masakrat, teksa në duar mbanin parulla ku shkruhej “dorëheqje”. Protestuesit dolën me disa kërkesa për qeverinë dhe kërcënuan se nëse deri të premten nuk plotësohet, numri i atyre që protestojnë do të jetë dhe më i madh.

“Të dashur bashkëqytetarë, na bashkoi një tragjedi e tmerrshme. Të gjithë ndjejmë zemërim, pafuqi dhe trishtim. Ju nuk jeni vetëm. Ne kemi borxh t'ju shpjegojmë pse jemi sot këtu. Nuk mund të presim më, kemi heshtur shumë gjatë, duke parë nga ana tjetër, se dikush tjetër do t'i zgjidhë të gjitha problemet e shoqërisë. Na goditi tragjedia në fytyre prandaj është koha tani. Jemi këtu sepse duam te jetojmë pa frikë, prë të gjithë fëmijet duam fëmije dhe shkolla të sigurta. Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë anëtarëve të REM (Autoriteti Rregullator i Mediave Elektronike), transmetim urgjent të programeve realiste që promovojnë dhunën, anulimin e frekuencës kombëtare për PINK dhe Happy. Shkarkimin e ministres Bratislava Gashiç”, thanë organizatorët e protestës.

Ndërkohë të gjithë pjesëmarrësit ishin të irrituar. “Ky është vetëm fillimi, më është mbushur zemra dhe mendoj se në protestën e radhës duhet të jemi edhe më shumë”, tha një qytetar, raporton “N1”.
"Kush prej nesh ndjen se jeton në një vend të sigurt? Asnjë. Prandaj kërkojmë zëvendësimin e Gashiçit dhe Vulin. Askush nuk është i sigurt këtu”, tha aktori Sergej Trifunoviç.
Sipas mediave serbe, protesta është shumë masive. Ato raportojnë se nuk kishin parë më parë kaq shumë njerëz.


Lini një Përgjigje