TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2023, 18:15

Rusia ndryshon strategji, nis sulmet ndaj magazinave me ndihma humanitare në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Rusia ndryshon strategji, nis sulmet ndaj magazinave me ndihma humanitare

Rusia e frikësuar nga kundërofensiva ukrainase, ka nisur një sulm ndaj depove të ushqimeve në të gjithë territorin e Ukrainës në tentativë për të dëmtuar sadopak sulmin e Kievit.

Një nga sulmet e fundit goditi edhe një magazinë e Kryqit të Kuq në qytetin port ukrainas të Odesa këtë mëngjes. Depoja kishte ndihma humanitare të dhuruara dhe mbledhura nga Kryqi i Kuq.

Ndërtesa prej 1000 metrash katrorë dhe e gjithë ndihma u "shkatërruan plotësisht" nga zjarri, tha dega ukrainase e bamirësisë. Gjithashtu dhe dje, një sulm me raketa dëmtoi një spital të lëvizshëm të Kryqit të Kuq në Mykolaiv.

Tëdërguarti e Kryqit të Kuq thanë se pajisjet mjekësore, mobiljet dhe ndihmat që ndodheshin brenda u dogjën të gjitha dhe dolën jashtë funksionit.

ukrainë rusia sulmet

Lini një Përgjigje