
Autoritetet greke kanë shpëtuar 40 emigrantë që po udhëtonin në brigjet helene me një varkë, si dhe kanë arrestuar një 33-vjeçar nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në Greqi mediat shkruajnë se emigrantët ishin të paligjshëm dhe se ndodheshin në zonën detare në juglindje të Lemnos, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Emigrantët e paligjshëm u transportuan në portin e Mitilene.
Kujtojmë që pak ditë më parë një anije me qindra refugjatë u mbyt në brigjet greke, ku për pasojë humbën jetën 80 emigrantë.
Rastet e tilla janë shtuar shumë kohët e fundit për shkak të ndryshimit të politikave të emigracionit dhe mos marrëveshjeve brenda vendeve të BE-së.
Lini një Përgjigje