TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2026, 10:39

Shkrumbohet nga flakët fabrika e kokainës në Kolumbi, humbin jetën 9 persana; plagosen 10 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët fabrika e kokainës në Kolumbi, humbin

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe ka plagosur dhjetë të tjerë, njoftoi policia kolumbiane të premten.

Ngjarja ndodhi “në orët e para të 23 janarit”, sipas shefit të policisë, John Hero Urea Rosso. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi gjatë përgatitjes së drogës.

Laboratori i paligjshëm ndodhej në një komunitet indigjen në departamentin Nariño, një zonë e njohur për kultivimin e madh të kokainës dhe prani të konsiderueshme guerilase. Viktimat punonin për një fraksion disident të ish-FARC-ut, i cili nuk u përfshi në marrëveshjen e paqes të vitit 2016.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të shpërthimit dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët.

Lini një Përgjigje