
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka komentuar pretendimet për përfshirje në korrupsion në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një reagimi në llogarinë e tij në “X”, Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd.
Ai ironizoi duke thënë se nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrate e Biden. Bugajski shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.
“Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje