TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 22:36

Shkrimi i “NY Times”/ Chollet: Po testojmë Vuçiç, nëse nuk vendos sanksione ndaj Moskës ta harrojë BE

Shkruar nga Pamfleti

Shkrimi i “NY Times”/ Chollet: Po testojmë Vuçiç,

Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Derek Chollet ka komentuar shkrimin e New York Times në lidhje me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë seancës së sotme në Senat, Chollet ka theksuar se ata po e testojnë Vuçiç.

Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiçin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër ai ja bëri të qartë Serbisë se pa vendosur sanksione ndaj Moskës, nuk ka integrim në BE. Sipas Chollet, SHBA po punon fort për të ulur ndikimin rus në Serbi.

Në viter e fundit jemi munduar të zvogëlojmë ndikimin rus dhe kinez në Serbi që ta afrojmë sa më shumë Perëndimit dhe SHBA. Është në interesin tonë strategjik ta kemi Serbinë krah nesh. Bisedat për integrimin në BE vijojnë, ndonëse ata nuk kanë arritur një progres të madh. Ata nuk po vendosin sanksione kundër Rusisë dhe ja u kemi bërë të qartë që nëse nuk e bëjnë këtë është shumë e vështirë të integrohen në BE”, tha ai.  

chollet serbia

Lini një Përgjigje