TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 22:15

I lidhur me grupin famëkeq Kavaç, arrestohet kreu i policisë në Podgoricë

Shkruar nga Pamfleti

I lidhur me grupin famëkeq Kavaç, arrestohet kreu i policisë

Kreu i policisë në Podgoricë ka rënë në pranga pasditen e sotme. Darko Knezheviç, u arrestua pas dyshimeve se ka lidhje me grupet kriminale.

Në kuadër të të njëjtit aksion, u arrestuar edhe Dalibor Zhivkoviç, komandanti i Sektorit të Sigurisë së Podgoricës.

Dyshimet janë se dy funksionarët kanë lidhje me grupin kriminal famëkeq Kavaç.

Pak kohë më parë u arrestua prokurori Sasha Çagjenoviç, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria Speciale.

Edhe ai akuzohet “për krijimin e një organizate kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Prokurori rezulton se ka qenë pjesë e bandës mafioze Kavaç.

lobodan Kascelan, kreu i klanit Kavaç, u arrestua në prill me urdhër të Dritan Abazoviç. Kryeministri  zbuloi se, pas ndryshimit të qeverisë, klani i Kavaçit i ofroi atij, nëpërmjet të afërmve të patriarkut të trafikantëve, Branislav Micunoviç, ta takonte. Pas refuzimit të tij, ai mori një mesazh: “Do të shihemi, në një mënyrë ose në një tjetër …”

Menjëherë më pas u zbulua një tentativë vrasje nga bisedat e përgjuara telefonike. Plani ishte që të përdorej një snajper, si në rastin e Zoran Xhinxhiç thuajse dy dekada më parë. Dritan Abazoviç ka deklaruar se ai është gati që të paguajë çdo çmim për të mposhtur krimin e organizuar.

kavac podgorice

Lini një Përgjigje