TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Janar 2025, 16:20

Sherri në Abu Dhabi, deputetët gjeorgjianë zihen me grushte me një qytetar në restorant (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Abu Dhabi, deputetët gjeorgjianë zihen me grushte me

Skenat e dhunës ekstreme kanë ndodhur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe , konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian.

Sipas asaj që raporton një gazetare gjeorgjiane në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale, dy deputetë të partisë ruse "Ëndrra Gjeorgjiane", Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai pavarësisht krizës disamujore me të cilën po përballet vendi i tyre për të parë nga afër koncertin e Coldplay .

Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian me banim të përhershëm në Emiratet.

Qytetari iu afrua me celularin duke regjistruar momentin duke i pyetur: “Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë thoni për dhunën kundër protestuesve në Tbilisi?'

Deputeti ka reaguar duke i hedhur celularin në tokë, çka duket se ka nxehur gjakrat.

Kjo lëvizje zemëroi Lasha Gabitashvilin (qytetar), i cili i ndoqi në parkingun e hotelitduke shkëmbyer fyerje me deputetët për disa sekonda.

Videoja duket se ka ngjallur reagime në Gjeorgji dhe ka zemëruar deputetët dhe drejtuesit e partisë pro-ruse. Të nesërmen, pa asnjë justifikim, njëri prej deputetëve ka vënë re Gabitashvilin duke ngrënë mëngjes me partneren e tij dhe e ka sulmuar duke i hedhur gjithçka.

Tensioni u shtua dhe siç shihet në video, 5 persona kanë tentuar të rrahin ashpër shtetasin gjeorgjian. Siç tregojnë pamjet,  Gabitashvili ka rezistuar dhe ka arritur t'i japë goditje të shumta me grushte kujdo që ka tentuar ta dhunojë.

Lini një Përgjigje