
Kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi, është vendosur në ‘shënjeshtrën’ e shërbimeve sekrete, pasi dyshohet se ka nxjerrë informacione konfindenciale.
DIS ka depozituar kallëzimin në Prokurorinë e Perugias, ndërsa sipas ANSA, Lo Voi dyshohet se ka shkelur nenin 42 paragrafi 8 i ligjit 124 të vitit 2007, lidhur me informacionet konfidenciale. Referenca është në raportin e AISI-t për rastin e Gaetano Caputit, shefit të kabinetit të kryeministres Giorgia Meloni.
Në këto kushte Lo Voi është në qendër të mosmarrëveshjeve jo vetëm politikisht, por edhe brenda Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Javën e kaluar, qendra e djathtë kërkoi hapjen e një dosjeje "në lidhje me metodat dhe kohën e regjistrimit" në regjistrin e të dyshuarve të kryeministres Meloni, ministrave Nordio dhe Piantedosi dhe nënsekretarit Mantovano për çështjen Almasri.
Ndërkohë lidhur me rastin e fundit, Caputi kishte bërë kallëzim në prokurorinë e Romës muajt e fundit pas publikimit të disa shkrimeve për të në “Domani”. Hetimi i hapur ka konstatuar se, për marrjen e informacionit për shefin e kabinetit të Melonit, ndër të tjera, janë bërë tre aksese nga agjentë të AISI në bazën e të dhënave Punto Fisco. Lo Voi më pas i shkroi DIS për të pyetur arsyen e akseseve. Përgjigja erdhi në formën e një dokumenti të etiketuar 'konfidencial' të nënshkruar nga drejtori i AISI, Bruno Valensise, i cili raporton rrethanat që çuan në kërkimin e informacionit për Caputi.
Më pas ai dokument u përfshi nga prokurori në dosjen që iu dorëzua avokatëve të gazetarëve të “Domanit” që ishin nën hetim. Kështu, informacioni u publikua në gazetë. Duke shkelur, sipas DIS, një nen të ligjit për reformimin e shërbimeve, i cili parashikon se “kur autoriteti gjyqësor urdhëron ekspozimin e dokumenteve të klasifikuara për të cilat nuk përdoret sekreti shtetëror, dokumentet i dorëzohen autoritetit gjyqësor kërkues, i cili kujdeset për ruajtjen e tyre në mënyra që mbrojnë konfidencialitetin e tyre, duke garantuar të drejtën e palëve në procedurë për t'i parë ato pa ekstraktim. Për ta lexuar, pa marrë një kopje”.
Ndërsa dokumenti i plotë u botua në gazetë e cila për këtë arsye kishte kopjen . Tani DIS i është drejtuar prokurorisë së Perugias, e cila është përgjegjëse për hetimin e magjistratëve në kryeqytet, për të konstatuar nëse ligji është shkelur.
Lini një Përgjigje