Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka pohuar se Irani përdori vetëm një “pjesë” të fuqisë së tij në sulmin e tij kundër infrastrukturës rajonale të energjisë. Ai shtoi se kanë vendosur të përmbahen pas thirrjes për de përshkallëzim, por paralajmëroi se nuk do të ketë përmbajtje nëse infrastrukturat e tyre goditen sërish.
Our response to Israel's attack on our infrastructure employed FRACTION of our power. The ONLY reason for restraint was respect for requested de-escalation.
— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) March 19, 2026
ZERO restraint if our infrastructures are struck again.
Any end to this war must address damage to our civilian sites.
"Arsyeja e vetme për përmbajtje ishte respektimi i deeskalimit të kërkuar. Nuk do të ketë ZERO përmbajtje nëse infrastrukturat tona goditen përsëri”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, teksa bëri thirrje për dëmshpërblime për infrastrukturën e dëmtuar iraniane.
Më parë, ushtria iraniane kishte paralajmëruar se “nuk do të ndalet deri në shkatërrimin e plotë” të infrastrukturës përkatëse energjetike nëse objektet energjetike të Iranit do të shënjestroheshin përsëri.
Por një thirrje e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, drejtuar Izraelit për të mos shënjestruar infrastrukturat energjetike të Iranit, duket se i ka qetësuar gjërat.
Lini një Përgjigje