TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Tetor 2025, 13:47

Shënim: Trump kërkon Nobelin për luftëra që s’ekzistojnë

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Shënim: Trump kërkon Nobelin për luftëra që
Donald Trump /

Presidenti amerikan shpik luftëra për çmimin e paqes; një farsë politike me pasoja globale...

Donald Trump, në stilin e tij klasik të mbivlerësuar dhe vetëlavdërues, ka shpallur me zë të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se e meriton Çmimin Nobel për Paqe, me arsyetimin absurd se “brenda shtatë muajve ndaloi shtatë luftëra”.

Me një fjali të tillë, ai jo vetëm që shpërfaq arrogancën e zakonshme, por ekspozon edhe një realitet paralel ku faktet dhe ngjarjet nuk kanë më rëndësi, për sa kohë që narrativa ushqen egon dhe fushatën e tij presidenciale.

Trump pretendon se ka zgjidhur konfliktin midis Egjiptit dhe Etiopisë për digën mbi Nilin, ndërkohë që e vetmja gjë që bëri ishte të përkeqësonte situatën, duke kërcënuar publikisht me shpërthimin e digës.

Ai e shpall veten ndërmjetësues të paqes midis Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një marrëveshjeje jo-të detyrueshme, të nënshkruar në Uashington, e cila as nuk është zbatuar dhe as nuk ka sjellë paqe. Në thelb, ai shet si triumfe diplomatike kriza që nuk ekzistojnë dhe zgjidhje që nuk ndodhën kurrë.

Më shumë sesa paqe, ai ka prodhuar spektakël; një show propagandistik që rrezikon të minojë besueshmërinë e diplomacisë amerikane dhe të banalizojë proceset e vërteta të ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Kur një lider global fillon të shpikë luftëra për të pretenduar çmime paqeje, atëherë kemi hyrë në një epokë ku e vërteta është bërë viktimë e ambicies personale.

Ky lloj teatraliteti është i rrezikshëm, sidomos për rajone si Ballkani, ku marrëveshjet e rreme dhe negociatat e paqarta mund të sjellin më shumë tension sesa zgjidhje.

Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë luksin të bëhen pjesë e një loje diplomatike që prodhon vetëm lajme për CNN dhe fjalime për fushata, por jo stabilitet real në terren.

Rasti i Trump është një kujtesë e qartë: Diplomacia nuk është ‘reality show’. Dhe paqja nuk blihet me fjalë të mëdha, por ndërtohet me punë të vështirë dhe përkushtim të ndershëm./Pamfleti

trump luftëra që nuk ekzistojnë nobel

2 Komente

  1. M
    Moda Mihal Gjini

    Çmimi per paqe jepet nga komisioni vlerësues Ai nuk kerkohet sic nen i madhi Tramp

    1. M
      Moda Mihal Gjini

      Çmimi per paqe jepet nga komisioni vlerësues Ai nuk kerkohet sic nen i madhi Tramp

      Lini një Përgjigje