TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Tetor 2025, 11:27

Ishte kandidat për ambasador të SHBA në Serbi, Mark Brnovic: Më pengoi ‘Deep State’

Shkruar nga Pamfleti

Ishte kandidat për ambasador të SHBA në Serbi, Mark Brnovic:

Mark Brnovic, i cili ishte kandidat për ambasador të SHBA në Serbi, ka deklaruar se ‘Deep State’ pengoi që ai të merrte detyrën.

“Dua ta falënderoj presidentin (Donald Trump) për nominimin, por ndërsa procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokratët e ‘shtetit të thellë’ nuk duan që dikush me prejardhjen time politike, etnike dhe fetare të shërbejë në Serbi. Unë besoj se të qëndroj pranë familjes dhe miqve në Arizona dhe të gjej mundësi për të luajtur një rol më të madh brenda vendit është rruga më e mirë në këtë kohë”, tha Brnovic për Serbian Times.

Trump e nominoi Brnovicin, një republikan dhe ish-prokuror shteti dhe kandidat për Senat nga Arizona, në fund të marsit. Edhe pse nominimi arriti në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Brnovic nuk u paraqit para komitetit.

Administrata Trump e tërhoqi zyrtarisht emërimin e Brnovic të premten. Arsyet nuk u bënë të ditura. SHBA-të nuk kanë pasur ambasador në Beograd që nga janari, kur Christopher Hill la postin.

Lini një Përgjigje