TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2026, 07:32

SHBA shqyrton dërgimin e 10 mijë trupave tokësore në Lindjen e Mesme, Izraeli godet 'zemrën' e Teheranit

Shkruar nga Pamfleti

Ndërsa Donald Trump shtyu sulmet energjetike kundër Iranit, një raport në SHBA pretendon se Uashingtoni po shqyrton nëse do të dërgojë 10,000 trupa tokësore shtesë në rajon.

SHBA shqyrton dërgimin e 10 mijë trupave tokësore në Lindjen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Donald Trump ka shtyrë me 10 ditë kërcënimin e tij për të bombarduar vendet energjetike iraniane, duke pretenduar se Irani e kishte kërkuar këtë veprim dhe se bisedimet po shkonin mirë mes palëve.

Mediat amerikane gjithashtu shkruajnë se Pentagoni po shqyrton dërgimin e deri në 10,000 trupave shtesë amerikane në Lindjen e Mesme.

Irani është përgjigjur me pesë pika të vetat ndaj një propozimi amerikan për paqe prej 15 pikash, duke kërkuar dëmshpërblime dhe një garanci kundër sulmeve të ardhshme.

Presidenti i SHBA-së, në një postim në rrjetet sociale vazhdon të pretendojë se bisedimet me Iranin për një marrëveshje paqeje po shkojnë “shumë mirë”, por Teherani e hodhi poshtë propozimin e SHBA-së si të padrejtë.

“Sipas kërkesës së Qeverisë iraniane, ju lutem lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të përfaqësuar se unë po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të termocentralit me 10 ditë deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes, sipas Orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara në të kundërtën nga Mediat e Lajmeve të Rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë.", tha Trump në platformën e tij Truth Social.

Në një deklaratë për Fox News, Trump tha se: “Unë u dhashë atyre një periudhë 10-ditore, ata kërkuan shtatë.” Ai gjithashtu vazhdoi të shpallte fitoren në luftë, duke shtuar: “Në një farë mënyre, ne tashmë kemi fituar.”

Irani ka deklaruar se nuk është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin dhe Trump nuk e ka identifikuar se me kë po negocion SHBA-ja në Iran, me shumë zyrtarë të lartë të vrarë në luftë.

Ndërkohë një udhëheqës i lartë iranian, i paidentifikuar, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se zyrtarët në Teheran kishin marrë një propozim paqeje nga SHBA-ja, të cilin zyrtari e përshkroi si "të njëanshëm dhe të padrejtë".

Irani ka thënë se do të kundërpërgjigjet me sulme ndaj objekteve energjetike në rajonin e Gjirit nëse Trump e zbaton kërcënimin e tij.

Një ditë më parë presidenti i SHBA-së, sugjeroi se Irani kishte lejuar dhjetë cisterna nafte të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit si një gjest i vullnetit të mirë në negociata, dukepërfshirë edhe disa anije me flamur pakistanez.

"A duhet të jenë në gjendje Irani të vendosë një tarifë për anijet në Hormuz? E dini, dua të them, nuk duhet të jenë në gjendje, por po e bëjnë, pak a shumë. Nuk e di. Shikoni, aftësia e tyre është shumë më e vogël se sa ishte dy javë më parë. Dhe me çdo javë dhe çdo ditë, sinqerisht, bëhet gjithnjë e më pak. E vetmja gjë që mund t'ju them është se ata do të bëjnë një marrëveshje. Pra, le të shohim se çfarë ndodh. Ne nuk duam që asgjë të pengohet. Ne duam që anijet të kalojnë. Nuk e dimë nëse kanë hedhur ndonjë minë, meqë ra fjala, sepse i shpërthyem të gjitha hedhëset e minave, apo jo. Ne i shpërthejmë të gjitha. Do të duhet t'i nxjerrin me ndonjë varkë apo diçka të tillë. Nuk e di se si dreqin i nxjerrin atje, por realisht nuk e dimë. Mund të flisni me të (sekretarit të mbrojtjes së shba-së, pete hegseth). Nuk e dimë. Mund të ketë disa prej tyre atje. Por kjo është shumë", tha Trump. 

Nga ana tjetër ushtria e Izraelit ka bombarduar "zemrën e Teheranit" dhe periferitë jugore të Bejrutit.

Sipas deklaratës nga IDF, objekti në Yazd që u përdor nga Irani për të projektuar, zhvilluar, montuar dhe ruajtur raketa është goditur.

"Ky është një vend ku shumica e raketave dhe minave detare vendosen nga forcat detare iraniane", tha ushtria izraelite.

trump i jep iranit 10 ditë kohë

Lini një Përgjigje