TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2025, 11:12

SHBA pezulloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës për Ukrainën, Franca i vjen në ndihmë Kievit

Shkruar nga Pamfleti

SHBA pezulloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës për

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e shërbimit të Inteligjencës me Ukrainën, Franca ka ndërhyrë për të ndihmuar Kievin.

Macron ka marrë përsipër t’i japë Ukrainës informacion ushtarak, pasi Uashingtoni njoftoi se po ngrinte shkëmbimin e informacionit, i cili ka një rëndësi të madhe për operacionet kundër forcave ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu tha sot se Franca po i kalon inteligjencën e vetë ukrainasve.

“Shërbimet tona të inteligjencës janë sovrane…Ne i përdorim ato për të mirën e ukrainasve”, u shpreh ministri francez

Lini një Përgjigje