
Ai theksoi se SHBA-ja tani ka nisur procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit...
Teksa delegacionet e Iranit dhe SHBA-së po vijojnë bisedimet në Pakistan për arritjen e një marrëveshje paqeje, presidenti Donald Trump ka vijuar të flasë për fitore të luftës me anë të postimeve në rrjetin social “Truthsocial”.
Në një postim të fundit, Trump fillimisht ka kritikuar të gjitha mediat të cilat, sipas tij, shpërndajnë lajme të rreme kur ngrenë pretendime se Irani ka fituar luftën me SHBA-në. Trump thekson se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe se SHBA-ja i ka shkatërruar të gjitha aftësitë Iranit, duke nisur nga marina, mbrojtja ajrore, radarët dhe fabrikat e raketave.
Trump pranoi se i vetmi kërcënim ende i mbetur nga Irani ishin minat e vendosur përgjat Ngushticës së Hormuzit, të cilat mund të rrezikojnë anijet që kalojnë përmes saj.
“Mediat e lajmeve të rreme kanë humbur besueshmërinë totale, jo se kishin fare që në fillim. Për shkak të Sindromës së tyre masive të Çrregullimit Trump (ndonjëherë të referuar si TDS!), ata pëlqejnë të thonë se Irani po "fiton", kur, në fakt, të gjithë e dinë se ata po HUMBIN, dhe PO HUMBIN SHUMË! Marina e tyre është zhdukur, Forca e tyre Ajrore është zhdukur, aparati i tyre Kundërajror nuk ekziston, Radari është i vdekur, Fabrikat e tyre të Raketave dhe Dronëve janë zhdukur kryesisht së bashku me vetë Raketat dhe Dronët dhe, më e rëndësishmja, "Udhëheqësit" e tyre të hershëm nuk janë më me ne, lavdi Allahut! E vetmja gjë që ata kanë është kërcënimi se një anije mund të "rrëzohet" në njërën nga minat e tyre detare, të cilat, meqë ra fjala, të 28 anijet e tyre të hedhjes së minave janë gjithashtu në fund të detit”, shkroi Trump.
Më tej, ai theksoi se SHBA-ja tani ka nisur procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit, duke sinjalizuar kështu se së shpejti ajo do të jetë e hapur për të gjitha llojet e anijeve. Trump shtoi se SHBA-ja po e bën këtë si nder ndaj vendeve si Kina, Japonia, Franca dhe Gjermania, të cilat sipas tij, nuk patën guximin ta bënin këtë punë.
“Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një nder për vendet në të gjithë botën, duke përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjera. Çuditërisht, ata nuk kanë guximin ose vullnetin për ta bërë vetë këtë punë. Megjithatë, është shumë interesante që anijet e zbrazëta që transportojnë naftë nga shumë vende po shkojnë të gjitha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u MBARKUAR me naftë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, përfundoi Trump.
Kujtojmë se Bisedimet e paqes për t'i dhënë fund luftës midis SHBA-së dhe Iranit janë duke u zhvilluar në Islamabad.
Ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë deklaruar se disa anije luftarake të Marinës Amerikane kanë kaluar sot Ngushticën e Hormuzit. Lëvizja nuk ishte e koordinuar me autoritetet iraniane, çka e bën atë një veprim të rëndësishëm simbolik dhe operativ në mes të tensioneve të larta pas armëpushimit të përkohshëm midis SHBA-së dhe Iranit.
E pastër ka qenë kanali i Hormuzit,lundrimi ishte i lirë e falas, ishte SHBA që e bllokoi me budallallëkun e radhës kur filloi luftën me Iranin. Dikush ti thotë Trampit se njerzimi nuk është pa memorje.
Jo more, tani na gajase, bere tere ate zullum e mbete si i dhjere e tani po na ben "ndere" e te "mira", e ua hedh fajin te tjereve. Sa eshte qelbur bote!
Hahaha …. Prap or bole Trap po shane aleatet!? Para disa muajsh a the or KOQE se “….whe have a nice ocean between…” Or TESTA DI KACO,kujton se i harron Europa pordhet tuaja perfshi edhe Groenlanden,eahh…!? Po pastron,po mundohesh, MUTIN E MADH qe bere duke e perdhosur USA-ne. Sa miliarda nga taxat e popullit Amerikan shperdorove per tekat e Izraelit,per NJE MUAJ??? Hahaha…Dhe pertendon se fitove,ti or bole. Kur ne fakt AMERIKA HUMBI SHKELQIMIN E DIKURSHEM. Go fuck your self!!!