Serbia ka shprehur mbështetje të fortë për planin e paqes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ka ofruar Beogradin si vend të mundshëm për zhvillimin e bisedimeve mes palëve të përfshira.
Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel. Ai theksoi se paqja në Ukrainë përbën çështjen më urgjente për kontinentin evropian.
“Ne e mbështesim fuqimisht planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe çdo iniciativë tjetër që mund t’i japë fund armiqësive”, u shpreh Gjuriç.
Sipas tij, Beogradi mund të shërbejë si një platformë neutrale për dialogun ndërkombëtar, duke përmendur pozicionin gjeografik dhe lidhjet e drejtpërdrejta ajrore me SHBA-në, Evropën, Rusinë, Kinën dhe Lindjen e Mesme. Ai shtoi se Serbia ka reputacion si vend mikpritës dhe me përvojë në organizimin e takimeve diplomatike.
Lini një Përgjigje