TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2026, 21:26

Sa do rrezikojë SHBA për të marrë Groenlandën? Trump: Do ta shikoni, situata do të zgjidhet mjaft mirë!

Shkruar nga Pamfleti
Sa do rrezikojë SHBA për të marrë Groenlandën? Trump:
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas konferencës për shtyp ku foli për arritjet qeverisjes së tij 1-vjeçare, u pyet nga gazetarët se deri ku do të arrinte SHBA-ja për të marrë Groenlandë.

Trump nuk e zgjati shumë dhe dha një përgjigje të shkurtër duke deklaruar se ‘do ta shohin’ së shpejti deri ku do të arrijë SHBA-ja për të plotësuar qëllimet e saj. Ai theksoi se situata e Groenlandës do të zgjidhet më së miri.

“Siç e dini, po nisem sonte për në Davos dhe kemi shumë takime të planifikuara për Groenlandën. Dhe mendoj se gjërat do të shkojnë mjaft mirë", tha Trump.

Një gazetar e tjetër e pyeti Trumpin se si do ta karakterizonte marrëdhënien e tij me Keir Starmer dhe Presidentin francez Emmanuel Macron aktualisht dhe nëse kishte folur me ta që nga postimi i tij në mediat sociale më herët sot.

Trump tha se nuk kishte folur me asnjërin prej tyre, por theksoi se kishte marrëdhënie shumë të mira me ta, pavarësisht se ata sillen të ashpër me të nga telefoni.

"Jo, nuk kam folur me ta, por mendoj se shkoj shumë mirë me ta. Dua të them, ata gjithmonë më trajtojnë mirë. Bëhen pak të ashpër kur nuk jam pranë, por kur jam pranë më trajtojnë shumë mirë. Dhe, e di, më pëlqejnë të dy”, tha Trump.

 

trump shba

Lini një Përgjigje