TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2024, 21:14

Rusia u ndihmua nga Koreja e Veriut, SHBA zbulon origjinën e raketave të përdorura në sulmin ndaj Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Rusia u ndihmua nga Koreja e Veriut, SHBA zbulon origjinën e raketave

SHBA ka deklaruar se raketat e përdorura nga Rusia në sulmet e fundit në Ukrainë, janë marrë nga Koreja e Veriut.

Sipas deklaratës të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë sisteme lëshimi të raketave balistike, disa prej të cilave u përdorën në sulmet kundër Ukrainës. 

“Raketat balistike të dorëzuara nga Koreja e Veriut në Rusi janë përdorur në sulmet e fundit në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby deklaroi se sipas informacioneve të siguruara, Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë sisteme lëshimi të raketave balistike, disa prej të cilave u përdorën në 30 dhjetor dhe 2 janar në sulmet kundër Ukrainës.

SHBA dhe aleatët e saj do ta ngrenë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi transferimi i raketave përbën shkelje të sanksioneve që Organizata ka vendosur ndaj Koresë së Veriut.

Kirby tha gjithashtu se Rusia synon të blejë raketa nga Irani.

“Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj atyre që lehtësojnë transferimin e armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani në Rusi”, shtoi ai.

rusi shba ukrainë koreja e veriut

Lini një Përgjigje