TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2024, 20:55

“Duhet gjetur një pasardhës i denjë”, Aleksandër Vuçiç paralajmëron tërheqjen nga politika!

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet gjetur një pasardhës i denjë”, Aleksandër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të tij në vitin 2027.

Duke folur si i ftuar në ‘TV Prva’, ai ftoi njerëzit në qeverinë e tij, që të përfitojnë nga popullariteti i tij dhe të projektojnë veten si lideri i së ardhmes, teksa theksoi se po kërkon për një pasardhës.

Në këtë kontekst, ai përmendi kryeministren Ana Brnabiç dhe ministrin e financave Siniša Malog si njerëz të përgatitur dhe të aftë për të mbajtur këtë post.

Djema, ju duhet të përfitoni nga popullariteti im! Nuk kam ndërmend të merrem me diplomaci nesër, kam gjëra të tjera për të bërë. Më ka mërzitur politika. Por përfitoni nga kjo dhe më dërgoni në Kinë ose Emiratet një ose dy herë në vit. Unë jam shumë i njohur atje. Nuk do të kesh kurrë dikë nga këtu aq popullor sa unë. Vetëm se njerëzit nuk do ta thonë. Dhe në krahasim me legjendarin Bata Zhivojinović në Kinë, popullariteti i meje si president i Serbisë, jo Aleksandar Vuçiç, është më i madh se kushdo tjetër”, shpjegoi Vuçiç, raporton Danas. 

vuçiç dorëheqja

Lini një Përgjigje