TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2026, 10:21

Rusia intensifikon sulmet me dronë dhe raketa, Zelensky: Na duhen sisteme ajrore, jo deklarata!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia intensifikon sulmet me dronë dhe raketa, Zelensky: Na duhen sisteme

Ukraina është goditur gjatë orëve të fundit nga një valë intensive sulmesh ajrore ruse, ku janë përdorur deri në 400 dronë dhe rreth 40 raketa.

Shifrat janë bërë të ditura nga presidenti Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetin social X. Sipas tij, dëmet më të mëdha janë regjistruar në rajonet Volyn, Ivano-Frankivsk, Lviv dhe Rivne.

Në rajonin e Rivne, një ndërtesë banimi është dëmtuar, ndërsa në Ladyzhyn, në rajonin e Vinnytsia-s, dronët kanë goditur ndërtesën administrative të një instituti bujqësor.

Presidenti ukrainas raportoi gjithashtu për sulme në rajonet e Kievit dhe Kharkivit, duke theksuar se në disa zona vijojnë ende operacionet e mbrojtjes ajrore.

“Çdo ditë, Rusia mund të zgjedhë konkretisht diplomacinë, por zgjedh të kryejë sulme të reja”, shkroi Zelensky, duke u bërë thirrje vendeve që mbështesin negociatat trepalëshe të reagojnë.

Ai kërkoi gjithashtu furnizime shtesë me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, NASAMS dhe sisteme të tjera, duke theksuar se “çdo dërgesë do ta ndihmojë Ukrainën të përballojë dimrin”.

Në përfundim, Zelensky falenderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar ndihmën që, sipas tij, “po ndihmon vërtet” vendin në këtë periudhë të vështirë.

Lini një Përgjigje