
648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, ndërsa raportohet për 10,700 persona të arrestuar.
Grupi i të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, paralajmëron se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimeve në të gjithë vendin po e bëjnë të vështirë verifikimin e informacionit.
Sipas ‘BBC’, ky grup ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, madje ka kërkuar që ndërkombëtarët të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve iraniane që ata të ndalojnë përdorimin e forcës ndaj protestuesve.
Në reagimin e tij, Donald Trump ka thënë se SHBA-të po shqyrtojnë “mundësi shumë të forta” për të ndërhyrë në Iran, duke theksuar se do të veprojnë nëse vazhdojnë të vriten protestuesit.
Komentet e Trump u pasuan nga akuza të ashpra nga udhëheqësi suprem i Iranit, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara për “mashtrim” dhe mbështetje ndaj “mercenarëve tradhtarë”, ndërsa vlerësoi tubimet pro-qeveritare të organizuara nga shteti.
Lini një Përgjigje