
Banorët e një qyteti të vogël në Angli janë të tronditur nga vdekja e një vajze 12-vjeçare, e cila u gjet e abuzuar seksualisht dhe e mbytur në një rrugë të qytetit.
Krimi i tmerrshëm ndodhi më 22 korrik në Nuneaton, Warwickshire, ndërsa policia njoftoi sot se kishte arrestuar dy të dyshuar për rrëmbimin, abuzimin dhe vrasjen e vajzës.
23-vjeçari Ahmad Mulahil akuzohet për përdhunimin e vajzës së mitur.
Një burrë i dytë, Mohammed Kabir, gjithashtu 23 vjeç, akuzohet për bashkëpunim në përdhunim, si dhe për mbytjen dhe rrëmbimin e vajzës.
Policia nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me rastin, as identitetin e dy të dyshuarve.
Dy të pandehurit do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës në Warwick më 26 gusht dhe do të qëndrojnë në paraburgim deri atëherë.
Two men charged after girl, 12, is ‘kidnapped, raped and strangled in horror attack’ that sparked outrage in UK townhttps://t.co/Iw5LxCNrgB
— The Sun (@TheSun) August 3, 2025
Lini një Përgjigje