TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2025, 22:09

Rrëmbimi dhe zhdukja e agjentit të FBI, i përfshirë edhe ish-ambasadori iranian në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbimi dhe zhdukja e agjentit të FBI, i përfshirë edhe

I treti është Gholamhossein Mohammadnia, një zëvendës i lartë i shërbimit sekret iranian (MOIS), i cili mbajti postin e ambasadorit iranian në Shqipëri nga viti 2016-2018...

Zyra e FBI-së në Uashington ka publikuar ditën e sotme fotot e tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, të cilët ishin të përfshirë në rrëmbimin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert A. “Bob” Levinson, nga ishulli Kish në Iran, më 9 mars 2007.  

Publikimi i fotove është pjesë e hetimit të vazhdueshëm të FBI-së ndaj zyrtarëve iranianë që dyshohet se luajtën rol në rrëmbimin e Bobit dhe përpjekjes së Iranit për të errësuar përgjegjësinë e tij. 

Personat e shpallur në kërkim janë, Reza Amiri Moghadam, i njohur edhe si Ahmad Amirinia, ambasadori aktual iranian në Pakistan. Ai më parë drejtoi njësinë e operacioneve të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit. Kur Moghadam mbante këtë rol, agjentët e MOIS në Evropë i raportonin atij në Teheran. 

I dyti është Taghi Daneshvar, i njohur edhe si Sayyed Taghi Ghaemi dhe Sayeed Taghi Gha'emi, një oficer i lartë i MOIS-it i përfshirë në aktivitete kundërspiunazhi.  

I treti është Gholamhossein Mohammadnia, një zëvendës i lartë i shërbimit sekret iranian (MOIS), i cili mbajti postin e ambasadorit iranian në Shqipëri nga viti 2016-2018. Ai u dëbua nga Shqipëria në dhjetor 2018 për "dëmtim të sigurisë së saj kombëtare", për tentativë për bomba dhe operacione terroriste kundër Muxhahedinëve iranianë, MEK. Ai udhëhoqi një përpjekje për t'ia hedhur fajin zhdukjes së Bobit një grupi terrorist në rajonin e Baluchistanit të Pakistanit për ta larguar fajin nga qeveria iraniane. 

Mohammainia ishte një mjeshtër i fushatës së dezinformimit dhe demonizimit kundër anëtarëve të MEK në Shqipëri. Me ndihmën e ndërlidhësit famëkeq të shërbimit sekret iranian (MOIS) në ambasadë, ai krijoi një rrjet spiunësh të disa iranianëve që ishin dëbuar më parë nga Ashraf.

Rrëmbimi dhe zhdukja e agjentit të FBI, i përfshirë edhe

"Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bobit në vitin 2007 dhe mbulimin e mëvonshëm të ngjarjes nga qeveria iraniane. Bobi ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në robëri larg familjes, miqve dhe kolegëve të tij. FBI-ja do të vazhdojë ndjekjen e saj të pandërprerë për të mbajtur përgjegjës këdo të përfshirë në rrëmbimin e tij për veprimet e tyre të dënueshme", tha ndihmësdrejtori i Zyrës së FBI-së në Uashington, Steven Jensen.  

Për gati 18 vjet, qeveria iraniane ka mohuar të ketë dijeni për vendndodhjen e Bobit, pavarësisht se zyrtarë të lartë të inteligjencës autorizuan rrëmbimin dhe ndalimin e Bobit dhe nisën një fushatë dezinformimi për të larguar fajin nga regjimi iranian. 

Në mars të vitit 2025, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së caktoi Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia për rolet e tyre në rrëmbimin e Bob. Ky përcaktim vjen pas përcaktimeve të oficerëve të MOIS, Mohammad Baseri dhe Ahmad Khazai, në dhjetor të vitit 2020. 

Sipas përcaktimit, Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia dyshohet se luajtën një rol në rrëmbimin dhe ndalimin e Levinson. Qeveria amerikane kërkon t'i pyesë ata në lidhje me njohuritë e tyre për rrëmbimin dhe përpjekjet e Iranit për ta fshehur atë. 
 
FBI-ja vazhdon të ofrojë një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion që çon në vendndodhjen, rikuperimin dhe kthimin e ish-agjentit të FBI-së.  

Gjithashtu thuhet se programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ofron një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacion që çon në vendndodhjen, rikuperimin dhe kthimin e Bobit.

Lini një Përgjigje