
Ish-kryeministri i Italisë Romano Prodi, u shpreh se Evropa është e vonuar me çështjen e zgjerimi, teksa thekson se nuk ka as dyshimin më të vogël se Shqipëria i ka përkitur gjithmonë Bashkimit Evropian.
Gjatë një interviste në mediat italiane, Prodi ka folur edhe për zgjerimin e Unionit dhe mënyrën se si po veprohet sot, ku sipas tij është jetësore që të reflektohet një paqe e brendshme për këtë çështje. Ai shton se duhen marrë parasysh edhe zgjedhjet brenda BE-së.
Ish-kreu i Komisionit Europian reflekton mbi Ballkanin Perëndimor, si për të sjellë një paradigmë të asaj që mund të pasqyrohet sot me modelin që BE-ja po ndjek.
“Unë gjithmonë kam besuar se ish-Jugosllavia dhe Shqipëria ishin pjesë e Evropës,” tha Prodi, teksa foli për zgjerimin.
“Ne jemi shumë vonë për shkak të vonesave në negociatat e shkaktuara nga Franca me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një proces që duhet të shkojë para. Nuk ka asnjë pengesë, pasi këto vende nuk kanë një peshë kaq të madhe ekonomike për të krijuar shqetësime apo probleme. Sigurisht që ato duhet të shoqërohen me një ndryshim në institucionet evropiane, por kjo duhet të ishte bërë me zgjerimin e vitit 2004 dhe nuk ndodhi”, u shpreh ai.
Ndërsa lidhur me luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza, ish-kryeministri thekson se është bërë shumë e rëndësishme që mesazhi i përbashkimit të shpërndahet, duke synuar një paqe të gjerë.
Sipas tij, ka ardhur koha të tregohet se bota mund të ndryshojë dhe jo vetëm për keq, por edhe për mirë.
“Sot, është simbolikisht jetike të tregohet se si BE-ja ka krijuar paqe brenda saj. Më pas shkojmë në zgjedhjet evropiane”, përfundoi Prodi.
Lini një Përgjigje