TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2026, 07:50

Reshjet e borës zbardhin Parisin, anulohen disa fluturime 

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e borës zbardhin Parisin, anulohen disa fluturime 
Parisi i zbardhur nga bora

Pas temperaturave të ulëta që kanë goditur Francën, kryeqyteti i saj Parisi, është zbardhur nga dëbora.

Vendet ikonë si Katedralja e Notre Dame dhe Kulla Eiffel u zbardhën krejtësisht, po ashtu si edhe kështjella e Disneyland.

Teksa vendasit dhe qindra turistë kanë shijuar peizazhin e mrekullueshëm, pasditen e djeshme reshjet e dendura të dëborës shkaktuan anulimin e një pjese të fluturimeve nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle në Paris.

Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje gjithashtu drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim.

 

moti i keq ne france parisi

Lini një Përgjigje