TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2026, 07:32

Trump: Nuk do të ketë zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Nuk do të ketë zgjedhje në Venezuelë në 30
Venezuela

Nuk do të ketë zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme.

Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump, i cili në fundjavë ndoqi në kohë reale zhvillimin e një operacioni të forcave speciale Delta, që arrestuan Nikolas Maduron, Presidentin e Venezuelës.

 "Së pari duhet ta shërojmë vendin. Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë”, tha Trump.

Kur u pyet nëse kishte mundësi të votohej pas 30 ditësh, presidenti u përgjigj: "Jo, do të duhet kohë. Së pari duhet ta kthejmë vendin në normalitet."

  

trump venezuela

Lini një Përgjigje