TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2025, 09:38

Rast tronditës në Belgjikë! Menaxherët e bareve drogonin vajzat me shotsa dhe i përdhunonin, 41 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Rast tronditës në Belgjikë! Menaxherët e bareve drogonin

Autoritetet belge po hetojnë një rast tronditës në të cilin 41 femra u abuzuan seksualisht dhe u përdhunuan pasi kishin pirë pije të përziera me drogë.

Siç raporton The Guardian, tre menaxherë të lokalit në qytetin belg të Kortrijk janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë në këtë rast.

Hetuesit besojnë se të tre menaxherët i kanë diskutuar me njëri-tjetrin planet. Prokuroria tha se në total u arrestuan pesë persona të mërkurën dhe të enjten në lidhje me hetimin. Dy prej tyre kanë dalë para gjykatës të enjten. Dy të tjerë janë duke u marrë ende në pyetje ndërsa i pesti u lirua pasi u intervistua nga autoritetet.

Të gjithë ata dyshohen për përdhunim, sulm seksual dhe dhënie të paligjshme të substancave të dëmshme. Zyrtarët e policisë dyshojnë se pijet e vajzave përziheshin me drogë, duke përfshirë këtë ketaminën, një anestetik i përgjithshëm i përdorur për qëllime mjekësore si pasojë e efekteve haluçinogjene që jep.

“Dyzet e një viktima tashmë janë identifikuar për periudhën midis dhjetorit të vitit 2021 dhe dhjetorit të vitit 2024 dhe hetimi po vazhdon për identifikimin e mundshëm të të tjerëve”, tha të enjten Griet De Prest, një zëdhënëse e prokurorisë së Flandersit Perëndimor.

“Burrat dyshohen për përdhunim, abuzim seksual dhe administrim të paligjshëm të substancave të dëmshme”, tha zyra e prokurorit.

“Grave të reja iu ofruan të pije alkoolike dhe pasi i konsumuan ato u zgjuan të nesërmen në mëngjes, të trullosura në një shtrat të panjohur ose në shtratin e tyre, me shenja të qarta të abuzimit seksual”, tha Tom Janssens, një tjetër zëdhënës i zyrës së prokurorit.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Bernard Quentin i denoncoi aktet si “të papranueshme” dhe kritikoi se sa e lehtë e aksesueshme ishte ketamina në vend.

“Gratë duhet të jenë në gjendje të dalin të sigurta, ku të duan, kur të duan”, tha ai.

Lini një Përgjigje