TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2024, 07:51

Putin nis vizitën në Kinë me një pritje madhështore: Marrëdhëniet tona stabilizojnë botën!

Shkruar nga Pamfleti
Putin nis vizitën në Kinë me një pritje madhështore:
Vladimir Putin në Pekin me homologun kinez, Xi Jiping/ Getty Images

Kina e ka pritur me një ceremoni shtetërore madhështore presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Pekin.

Kreu i Kremlinit u prit në sheshin Tienanmen nga presidenti Xi Jinping me të cilin pati një shtrëngim vëllazëror duarsh dhe më pas ndoqën së bashku aktivitetet e përgatitura.

“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë faktorë stabilizues për botën. Nuk janë oportuniste dhe nuk janë kundër askujt. Bashkëpunimi ynë në çështjet ndërkombëtare është një ndër faktorët stabilizues në skenën ndërkombëtare”, tha presidenti rus.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, delegacioni i Putin përbëhet nga ministri i ri i Mbrojtjes, Andrei Belousov, paraardhësi i tij, Sergeri Shoigu, ministri i Jashtëm Lavrov dhe këshilltari për politikat e jashtme Yuri Ushakov.

Putin dhe Xi Jinping pritet të diskutojnë për disa çështje dypalëshe, për bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve, teksa në fund do të ketë dhe nënshkrime marrëveshjesh.

Të dy liderët do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Analistët thonë se vizita është një mundësi për Putinin për të prezantuar kabinetin e tij të rinovuar dhe për të theksuar vazhdimësinë në marrëdhëniet me Kinën. Shumica e anëtarëve kryesorë në kabinetin e tij me përvojë në marrëdhëniet me homologët e tyre në Kinë ose kanë mbetur në rolet e tyre ose janë ngritur.

Ai po sjell gjithashtu një delegacion të madh tregtar me vete, duke përfshirë Ministrin e Financave Anton Siluanov dhe Guvernatoren e Bankës Qendrore Elvira Nabiullina dhe drejtues të ndërmarrjeve shtetërore.

CEO i Sberbank German Gref, biznesmeni Oleg Deripaska, shefi i VTB Andrei Kostin, shefi i Rosneft Igor Sechin dhe shefi i Novatek Leonid Mikhelson janë disa nga listë që kanë shoqëruar Putin në Pekin.

Kjo shënon vizitën e parë të jashtme të Putinit që nga betimi për një mandat presidencial gjashtë-vjeçar që do ta mbajë atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Kujtojmë se pak para nisjes së sulmeve në Ukrainë, Rusia dhe Kina deklaruan partneritet pa kufij mes tyre.

putin kinë

Lini një Përgjigje