TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2024, 18:29

Nga Japonia te Argjentina, liderët që ranë pre e antentateve apo mbetën të vrarë nga sulmet e armatosura ndër vite

Shkruar nga Pamfleti
Nga Japonia te Argjentina, liderët që ranë pre e antentateve apo
Autori që qëlloi me armë ndaj Robert Fico

Atentati ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico sot jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij, nuk është i vetmi.

Vitet e fundit udhëheqës të tjerë në politikë kanë qenë në shënjestër e sulmeve të armatosura, apo edhe të vrarë.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, 2022

Më 8 korrik 2022, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u sulmua me armë gjatë një mitingu zgjedhor në Nara (perëndim). I goditur nga dy plumba në qafë, u shpall i vdekur pak orë më vonë.

Vrasësi i tij i dyshuar, i arrestuar menjëherë pas incidentit, e akuzoi atë për marrëdhëniet e tij të supozuara me Kishën e Unifikimit, me nofkën “sekti i Hënës”, i akuzuar për ushtrim të presionit të fortë financiar ndaj ndjekësve të saj në Japoni.

Trashëgimtari i një dinastie politike, Abe mban rekordin për jetëgjatësinë si kryeministër në Japoni, të cilin e mbajti në vitet 2006-2007, më pas nga 2012 në 2020.

Zëvendëspresidentja argjentinase Cristina Kirchner, 2022

Më 1 shtator 2022, një burrë i drejtoi një armë në kokë zëvendëspresidentes argjentinase Cristina Kirchner, ndërsa ajo ndodhej me mbështetësit jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires, por fatmirësisht nuk u shkrep arma.

Pasi u arrestua, agresori tha se veprimi i tij erdhi “nga situata në vend”.

Ish-presidentja (2007-2015), Cristina Kirchner, u dënua në fund të vitit 2022 me gjashtë vite burg për mashtrim dhe korrupsion, e cila përmendi kështu financimin privat të sulmit “të identifikuar me qeverinë” të paraardhësit të saj, liberalit Mauricio Macri (2015-2019).

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, 2022

Në nëntor të të njëjtit vit, ish-kryeministri pakistanez Imran Khan u qëllua në këmbë ndërsa kamioni me të cilin po udhëtonte po kalonte në Wazirabad (lindje).

Në një video të publikuar nga policia, sulmuesi tha se ai e sulmoi pasi besonte se Imran Khan ishte kundër Islamit.

Presidenti haitian Jovenel Moise, 2021

Presidenti haitian, Jovenel Moise u qëllua dhe u vra në mes të natës më 7 korrik 2021, në rezidencën e tij private në Port-au-Prince nga një komando i armatosur i përbërë nga 28 persona që paraqiteshin si agjentë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara Kundër Drogës.

Tre nga sulmuesit u vranë dhe rreth njëzet individë, duke përfshirë 18 ish-ushtarë kolumbianë, u arrestuan. Një hetim amerikan zbuloi se dy persona, në krye të një kompanie sigurie në Miami, kishin planifikuar të rrëmbenin Jovenel Moïse për ta zëvendësuar atë me një amerikano-haitian.

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, 2018

Ish-presidenti brazilian i ekstremit të djathtë (2019-2022), Jair Bolsonaro, u godit me thikë në bark në shtator të vitit 2018 dhe u plagos rëndë gjatë një turi në Minas Gerais (jug-lindje), gjatë fushatës elektorale presidenciale.

Ai iu nënshtrua disa operacioneve dhe arriti të mbijetojë pasi gjendja e tij u paraqit kritike për jetën.

Në vitin 2023 deri në vitin 2030 ai u gjykua për denigrimin pa prova të besueshmërisë së sistemit elektronik të votimit të përdorur për zgjedhjet presidenciale të 2022, ku dështoi ndaj Lulës.

Lini një Përgjigje