
Pas lajmit që tronditi Sllovakinë këtë të mërkurë nga një atentat me armë zjarri ndaj kryeministrit Robert Fico, kanë folur dhe dëshmitarët.
Këta të fundit tregojnë se kanë parë momentin kur ndodhi atentati ndaj kryeministrit sllovak.
Një dëshmitare tregoi se kishte dëgjuar tre ose katër të shtëna.
“Dëgjova tre ose katër të shtëna dhe pashë kryeministrin të rrëzohej përtokë. Pashë se kishte marrë plagë në kokë dhe gjoks”, tha dëshmitarja
Kryeministri sllovak ndodhej në qytetin Handlova, teksa kishte zhvilluar një mbledhje qeverie dhe në momentin kur agresori hapi zjarr ndaj tij po ecte në këmbë.
Edhe pse i rrethuar nga forca të shumta sigurie, autori arriti të depërtojë dhe të qëllojë nga afër kryeministrit, ndërsa është arrestuar pak metra më tej nga civilët.
Lini një Përgjigje