TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2024, 15:44

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, publikohen pamjet kur arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, publikohen pamjet kur

Publikohen pamjet e arrestimit të personit i cili dyshohet se qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico.

Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes shihen disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Fico mbeti i plagosur paraditen e sotme teksa u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një mbledhje qeverie.

Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, ku pas mbledhjes kryeministri doli të përshëndeste mbështetësit.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Mediat sllovake bëjnë me dije se kryeministri Fico është dërguar në spital dhe autori i sulmit është ndaluar nga policia.

Në reagimin e saj për ngjarjen e rëndë, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

 

Lini një Përgjigje