TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2024, 16:09

Liderët botërorë dënojnë ashpër atentatin ndaj kryeministrit sllovak, nuk dihen ende shkaqet e sulmit

Shkruar nga Pamfleti
Liderët botërorë dënojnë ashpër atentatin ndaj
Milan Majersky

Liderët botërorë kanë dënuar ashpër atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.

Kreu i partisë së Kristian Demokratëve (KDH) Milan Majersky tha se ky është një sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit sllovak, teksa shtoi se nuk mund të tolerojmë sulme të tilla ndaj askujt.

Milan Majersky dënoi ashpër sulmin dhe i uroi kryeministrit Robert Fico shërim të shpejtë. Kreu i KDH bëri thirrje gjithashtu që autoritetet që dënojnë agresorin, dhunën dhe sulmet e tilla ndaj politikanëve.

"Ne jemi të tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit të Republikës Sllovake. Nuk mund të tolerojmë veprime të tilla kundër askujt në një shoqëri të civilizuar. Të gjithë duhet të bashkohemi kundër çdo manifestimi të dhunës. Ne dënojmë ashpër agresionin, dhunën dhe sulmet ndaj politikanëve, si dhe zyrtarëve të tjerë publikë”, u shpreh ai.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar gjithashtu edhe kryeministri çek Petr Fiala i cili tha se jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rast.

"Lajmi për plagosjen e kryeministrit sllovak Robert Fico është tronditës. I uroj kryeministrit shërim sa më shpejt. Nuk duhet të tolerojmë dhunën, nuk duhet të ketë vend në shoqëri", shkruan Fiala.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Von der Leyen dënon gjithashtu sulmin ndaj Ficom teksa shton se akte të tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Von der Leyen shpreh gjithashtu mbështetjen për kryeministrin sllovak dhe familjen e tij.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët”, shprehet ajo.

Ndërsa në reagimin e saj për ngjarjen e rëndë, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë. 

Fico u qëllua në Handlova paraditen e sotme pas mbledhjes së daljes së qeverisë. Ai u qëllua me plumb në bark dhe kokë, ndërsa mediat bëjnë me dije se agresori është arrestuar. Ende nuk dihen shkaqet e sulmit dhe gjendja e kryeministrit sllovak.

 

Lini një Përgjigje