
Shkrimtari që qëlloi kryeministrin sllovak Robert Fico ka rrëfyer arsyet e sulmit. Pak momente pas ndalimit, ai shihet në një video teksa shprehet se nuk i pëlqen politika qeverisëse e kryeministrit dhe prandaj e kreu sulmin.
Autori u identifikua si Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki. Juraj Cintula, 71-vjeç është nga Levice. I lindur në vitin 1953, ai është një nga themeluesit e Klubit Letrar DÚHA në 2005.
Ai shkroi tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015, ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një takimi të qeverisë në qytetin Hadlova në Sllovakinë qendrore, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, pasi kryeministri sllovak Roberto Fico ka dalë mes njerëzve dhe ka shtrënguar duart me ta.
Kryeministri ka marrë plumba në bark dhe gjoks dhe është dërguar me helikopter në spital ku po i nënshtrohet një operacioni. Por ai është në rrezik vdekje për shkak të plagëve të marra.
‼️ Video of the first interrogation of the man who shot Fico 5 times
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
The writer Juraj Cintula, who shot #Slovak Prime Minister #Fico, said he did it because he disagreed with the government's policies. pic.twitter.com/DDPBLnyxFj
Lini një Përgjigje