TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 18:52

Putin-Erdogan bisedë telefonike për situatën në Lindjen e Mesme: ‘Heshtja’ e Perëndimit përkeqëson krizën humanitare në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Putin-Erdogan bisedë telefonike për situatën në Lindjen e

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku fokusi i bisedimeve të tyre ishte situata në Lindjen e Mesme. Erdogan ka theksuar se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.

Në deklaratën e Presidencës turke, bëhet gjithashtu me dije se presidenti turk ka ritheksuar se Ankaraja do të punojë për të arritur paqen në rajon.

Brutaliteti ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe civilët po vriten vazhdimisht”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Ndërkohë Kremlini deklaroi se Putini i ka shprehur frikën e tij Erdoganit për një përkeqësim të mprehtë të situatës humanitare në Gaza.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu "shqetësimin e tyre të thellë për numrin në rritje të viktimave civile" në territorin e rrethuar palestinez, thuhej në deklaratën e Kremlinit.

putin erdogan lindja e mesme

Lini një Përgjigje