
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën.
Në një videomesazh, Zelensky u shpreh se ka qenë absolutisht e parashikueshme që një ditë pas sulmit, Putin të gjejë lidhje me Ukrainën për masakrën.
Ai ka ironizuar duke thënë se terroristët, siç ka quajtuar ai ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, që do të ishin në Atdhe, do të mund të mbronin Rusinë nga sulme të tilla.
Kujtojmë se, sipas të dhënave të fundit nga Komiteti Hetues rus, në sulmin terrorist u vranë gjithsej 133 persona.
Nga 133 të vrarë, mes tyre 3 fëmijë dhe mbi 140 të tjerë mbetën të plagosur ku 60 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Sulmi terrorist ndodhi mbrëmjen e djeshme në një koncert afër Moskës.
Kremlini bëri të ditur se 11 vetë janë vënë në pranga, përfshirë 4 agresorë të dyshuar, për masakrën me armë zjarri. Ndërkohë që Putin tha sot se ky ishte një sulm frikacakësh.
Lini një Përgjigje