Shumë shpejt Kina do ta shohë veten si fuqia numër një në botë. Por deri atëherë ajo do të tregohet e duruar. Ndërkohë, ajo ka ambicie gjeopolitike në BE, ashtu si në të gjitha pjesët e tjera të botës.
Presidenti i Kinës Xi Jinping, është pritur së fundmi si Mesia (shpëtimtari i botës) në Serbi dhe Hungari. Skenat që u panë nga televizonet të kujtonin epokën e komunizmit. Beogradi dhe Budapesti ishin dekoruan me shumë flamuj dhe postera dhe qytetarët udhëtuan nga të gjitha anët me autobusë për t’u mbledhur në shesh dhe përshëndetur vizitorin e famshëm.
Parë nga Brukseli, është jo pak shqetësuese që Serbia, një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, të thotë se bie dakord për një "të ardhme të përbashkët" me Kinën komuniste. Ndërsa Hungaria, një anëtare e BE-së që prej 20 vitesh, dëshiron që ta përdorë vizitën e Pekinit si një kundërpeshë ndaj “presionit që i vjen nga unioni”.
Natyrisht, çështja e investimeve kineze mund të duket si një ndihmë jetike për dy vende që aktualisht po përjetojnë vështirësi ekonomike. Por ka edhe diçka tjetër. Kina është një vend komunist dhe një lojtare e madh gjeopolitike. Por sot ajo përfaqëson gjithashtu, më mirë se sa çdo vend tjetër, kapitalizmin shtetëror.
Nga ana tjetër, Bashkimit Evropian, një lojtar më modest në gjeopolitikën globale, përfaqëson, më mirë se të tjerët, kapitalizmin liberal të bazuar në rregulla dhe rregullore të qarta. Në kapitalizmin liberal, ju mund të keni sukses nëse jeni më të zgjuar, më të shpejtë, më inovativ, dhe nëse i përmbaheni rregullave në fuqi.
Ndërsa në kapitalizmin shtetëror, si ai në Kinë, mund t’ia dalësh vetëm nëse jeni në pushtet ose nëse i bindeni atyre që janë në pushtet. Në dallim nga kapitalizmi liberal, kapitalizmi shtetëror është një sistem në të cilin nuk ndryshojnë ata që janë në pushtet.
Kjo është pikërisht ajo që e bën sistemin kinez tërheqës për Viktor Orban, në pushtet që nga viti 2010 dhe për Aleksandar Vucic, në krye të Serbisë që nga viti 2014 si kryeministër dhe që nga viti 2017 si president. Pas kaq shumë vitesh në pushtet, që të dy kanë filluar të ndjejnë presionin e kundërshtimit nga opinioni publik.
Në Kinë, mospajtimi është bërë gati i pamundur. Kamerat e njohjes së fytyrës, ndjekin çdo lëvizje të qytetarëve. Edhe kalimi në rrugë me semafor të kuq dokumentohet nga autoritetet dhe shteti vëren çdo herë që një qytetar shkel një rregull. Pagesat bëhen vetëm përmes telefonëve inteligjentë dhe në këtë mënyrë shteti e di se sa birra apo cigare pi një qytetar.
Të dhëna të tilla, krijojnë mundësinë e vlerësimit të qytetarëve, tregojnë se kush është në punë, kush ka marrë kredi dhe kush jo etj. Edhe Serbia ka nisur të vendosë në punë sistemin e kamerave kineze të vëzhgimit masiv. Eurodeputetët janë shprehur prej kohësh kundër kësaj risie oruelliane, por ky zhvillim ka mbetur kryesisht i pa vënë re ose është lënë enkas në hije.
Shumë shpejt Kina do ta shohë veten si fuqia numër një në botë. Por deri atëherë ajo do të tregohet e duruar. Ndërkohë, ajo ka ambicie gjeopolitike në BE, ashtu si në të gjitha pjesët e tjera të botës. Dhe kjo s’ka të bëjë vetëm me ndërtimin e një hekurudhe, si me projektin kinez për të lidhur portin grek të Pireut (i cili iu shit Kinës sepse BE-ja u tregua aq budallaqe sa ta detyronte Greqinë të shiste asetet e saj më të mira) me Beogradin dhe Budapestin.
Por gjithçka ka të bëjë me më shumë sesa me infrastrukturën e transportit. Përmes Serbisë dhe Hungarisë, Kina po prezanton infrastrukturën e saj politike në BE. Pekini po e mbështet këtë shembull, i cili po zgjerohet. Udhëheqësit ambiciozë evropianë, që kanë ardhur në pushtet me parulla e nacionaliste, do të donin që ta çimentonin pushtetin e tyre.
Shembulli i parë që vjen në mendje është lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut , një vend që shtrihet përgjatë kësaj linje hekurudhore. Përpara se Brukseli të zgjohet nga gjumi dhe të përballet me realitetin, anëtarët e BE-së, Sllovakia dhe Bullgaria, si dhe Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi, anëtarët e BE-së, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi mund t’i bashkohen projekteve të Kinës.
Është për të ardhur keq që një koment i tillë vjen pas 9 majit, një ditë e veçantë për Evropën. Aq më tepër, që sapo ka nisur fushata për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në Bruksel, disa e quajnë me humor 9 majin “La Saint Schuman“ (Shën Shuman) sipas Robert Schuman, autor i deklaratës historike, që cila parashtroi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, e që do ta bënte të paimagjinueshme luftën midis kombeve të Evropës.
Nëse sot kemi dy luftëra në prag të kontinentit, kjo nuk do të thotë se Schuman e kishte gabim. Nga ana tjetër, bashkëpunimi politik aktual në Evropë nuk është në nivelin që duhet të jetë./ Përshtati: "Pamfleti", Nga: “Euractiv”
Lini një Përgjigje