TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2024, 08:43

Rusi/ Autobusi rrëzohet në lumë, humbin jetën 7 persona; momenti kur shoferi humb kontrollin

Shkruar nga Pamfleti

Rusi/ Autobusi rrëzohet në lumë, humbin jetën 7 persona;

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një autobus u rrëzua në lumin Moika në Shën Petersburg, sipas raportit të fundit të publikuar të premten mbrëma nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së premtes, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë në ujërat e lumit Moika.

Numri i mëparshëm i autoriteteve ruse fliste për tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur, nga të cilët katër u shtruan në spital në gjendje kritike.

Shoferi 44-vjeçar i autobusit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Sipas raporteve ruse, ai pretendoi se humbi kontrollin e automjetit për shkak të një dështimi të sistemit të frenimit.

Në një video të publikuar, kamera brenda autobusit tregon përpjekjen e shoferit për të rimarrë kontrollin e mjetit përpara se të binte nga ura, por pa sukses.


rusi aksidenti

Lini një Përgjigje