TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2026, 13:35

Pse SHBA nuk heq sanksionet ndaj Iranit? Marrëveshja po ngec te programi bërthamor

Shkruar nga Pamfleti

Pse SHBA nuk heq sanksionet ndaj Iranit? Marrëveshja po ngec te programi

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hasin vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor iranian dhe heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani ka kërkuar angazhime konkrete për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e aseteve financiare, ndërsa SHBA-të kanë bërë të qartë se ndihma ekonomike nuk do të ofrohet pa progres në negociatat për programin bërthamor.

“Finalizimi i marrëveshjes po pengohet nga mosmarrëveshjet mbi gjuhën që lidhet me programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve”, thanë burime amerikane.

Një tjetër burim tha se Teherani ka kërkuar “angazhime për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e aseteve”, ndërsa pala amerikane ka insistuar se “ndihma financiare nuk do të vijë derisa të ketë përparim në çështjen bërthamore”.

Sanksionet amerikane ndaj Iranit datojnë që prej vitit 1979, pas pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran gjatë Revolucionit Iranian. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, masat synojnë të “pengojnë, kufizojnë dhe inkurajojnë ndryshimin në sjelljen kundërshtare të regjimit iranian”.

Një raport i Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan i cilëson ato si “grupi më i gjerë dhe gjithëpërfshirës i sanksioneve që Shtetet e Bashkuara mbajnë ndaj çdo vendi”.

Masat përfshijnë ndalimin pothuajse total të tregtisë me Iranin, bllokimin e aseteve iraniane në SHBA, kufizimin e ndihmës financiare dhe ndalimin e shitjes së armëve.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se "heqja e sanksioneve nuk do të diskutohet në këtë afat të shkurtër kohor, por theksoi se kërkesa e Iranit për të hequr të gjitha sanksionet është shprehur qartë në tekstin” e propozimeve të Teheranit.

shba iran izrael negociata

Lini një Përgjigje