Fjalimi i tij, në fakt, të kujtonte fjalimin televiziv që u transmetua më 24 shkurt 2022, duke njoftuar fillimin e pushtimit të Ukrainës, të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" i Rusisë...
Presidenti rus, Vladimir Putin shfryu retorikën e madhe të luftës që u krijua disa orë para fjalimit të tij. Ai nuk shpalli gjendjen ushtarake dhe as një valë të re mobilizimi ushtarak. Ai risolli të njëjtat rreshta dhe arsyetim lidhur me pushtimin e Ukrainës, teksa nuk përshkroi asnjë vizion se si mund të përfundonte lufta që ai nisi.
Me fjalimin e tij Putin bëri vetëm një lajm; largimin e Rusisë nga traktati i reduktimit të armëve bërthamore START.
“SHBA dhe NATO deklarojnë hapur se qëllimi i tyre është disfata strategjike e Rusisë. Dhe çfarë, pas kësaj, ne thjesht duhet t'i lejojmë ata të udhëtojnë nëpër objektet tona (bërthamore)?”, tha ai.
Putin po i referohej ankesave të zyrtarëve amerikanë se Rusia po shkelte “New START”, marrëveshjen e fundit të mbetur të kontrollit të armëve që rregullon dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, duke refuzuar të lejojë inspektimet e SHBA-së në objektet e saj bërthamore.
Udhëheqësi i Kremlinit nxitoi të shtojë se Rusia nuk po tërhiqet tërësisht nga traktati, por se vetëm po pezullonte pjesëmarrjen.
Fjalimi i Putinit, nuk ishte asgjë e re. Në fjalimin e tij të zhurmshëm, një orë e 45 minuta, ai ofroi disa opsione të ngrohta nga një menu me ankesa për Perëndimin dhe rishqyrtoi të njëjtat justifikime për luftën e tij në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.
Fjalimi i tij, në fakt, të kujtonte fjalimin televiziv që u transmetua më 24 shkurt 2022, duke njoftuar fillimin e pushtimit të Ukrainës, të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" i Rusisë. Putin përsëriti të njëjtin pretendim të pabazë se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përdorte forcën kundër Ukrainës. Dhe ai dyfishoi fajin ndaj Perëndimit në konflikt.
“Dua të përsëris, ishin ata që nisën luftën. Dhe ne përdorëm dhe vazhdojmë të përdorim forcën për ta ndaluar atë”, tha Putin.
Vërejtje të tilla duken të synuara për një audiencë vendase që në shumë mënyra e ka parë ndjenjën e tyre të normalitetit të përmbyset. Kështu, Putin luajti gjithashtu liderin qetësues të kohës së luftës, duke mbajtur një moment heshtjeje për ushtarët e vrarë në Ukrainë dhe duke premtuar se Rusia do të krijojë një fond special për të ofruar ndihmë për familjet e veteranëve dhe ushtarëve të vrarë në Ukrainë dhe për të rritur përfitimet sociale për ta.
Presidenti rus gjithashtu adresoi në mënyrë indirekte disa nga pakënaqësitë në radhët që janë filtruar përsëri në Kremlin pas një mobilizimi të pjesshëm vjeshtën e kaluar. Mobilizimi është rrethuar nga vështirësitë logjistike që dëmtojnë moralin, problemet e furnizimit dhe çorganizimi i përgjithshëm, duke shkaktuar zemërim të madh në shoqërinë ruse.
Putin u zotua se rotacionet në Ukrainë do të ishin më të parashikueshme dhe se ushtarëve do t'u jepej leja shumë e nevojshme.
“Shërbimi në zonën e operacionit special ushtarak shoqërohet me stres kolosal fizik dhe psikologjik, me rreziqe të përditshme për shëndetin dhe jetën. Prandaj, e konsideroj të nevojshme të vendoset për të mobilizuarit, në përgjithësi për të gjithë personelin ushtarak, për të gjithë pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak, përfshirë vullnetarët, pushim të rregullt në kohëzgjatje të paktën 14 ditë dhe të paktën një herë në gjashtë muaj”, tha Putin.
Kjo deklaratë mund të interpretohet në një mënyrë tjetër: rusët duhet të vendosen për një luftë të gjatë, kështu që ushtarët duhet të presin disa lehtësira./ Përshtati “Pamfleti” nga “CNN”
Lini një Përgjigje