TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 21:31

Furnizimi i Ukrainës me armë, Meloni hedh poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev

Shkruar nga Pamfleti

Furnizimi i Ukrainës me armë, Meloni hedh poshtë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u zotua se do të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev. Ajo shtoi se Italia do të sigurojë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Kievin, por hodhi poshtë në mënyrë kategorike dërgimin e avionëve.

“Ata që mbështesin Ukrainën ushtarakisht janë ata që mbështesin paqen. Një fitore për Rusinë nuk do të ishte paqe, por do të ishte një pushtim, dhe një humbje për Ukrainën nuk do të ishte gjë tjetër veçse preludi i pushtimit të mundshëm të shteteve të tjera evropiane. Furnizimi me avionë ushtarakë për Ukrainën nuk është opsion në tavolinë”, tha Meloni.

Ndërkohë Zelensky falënderoi Melonin dhe Italinë për ndihmën e palëkundur të dhënë ndaj Ukrainës, për të luftuar agresionin rus.

 

meloni ukrainë avionët luftarak

Lini një Përgjigje